Aktualitet

Përplasen dy makina, plagoset kalimtarja

Shkruar nga Liberale
Përplasen dy makina, plagoset kalimtarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një 60 vjeçare. Gruaja ishte duke kaluar rrugën në momentin kur dy makina u përplasën.

"Më datë 20.05.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S. Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Sipas saj, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH