Aktualitet

Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Tiranë

Tregu i fruta-perimeve në rrugën “Xhanfize Keko” është përfshirë në flakë sot në mëngjes.

Policia njofton se tregu është shkrumbuar plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Xhanfize Keko”, te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr”, njofton policia.

Sipas saj, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH