Aktualitet

PD drejt bashkimit, Alibeaj: Të rrëzojmë Ramën

Shkruar nga Liberale
PD drejt bashkimit, Alibeaj: Të rrëzojmë Ramën

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Partia Demokratike duhet të dalë me një kandidat të vetë, për çdo bashki në zgjedhjet e ardhshme vendore. Alibeaj foli përfundimit të mbledhjes me disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së.

Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë dy të mandatuarit e dy grupimeve për të negociuar mundësitë dhe rrugët për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Të dy qëndruan në takim kokë më kokë për rreth 90 minuta në një nga lokalet e Tiranës këtë të martë. Pas takimit, të dy refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë.

Sipa asaj që tha Alibeaj, duhet të gjendet një kandidat fitues, në mënyrë që regjimi i kryeministrit Edi Rama, të rrëzohet që në zgjedhjet vendore.

“Të dalim me një kandidat për demokratët, besoj se kjo është një e mirë në interes të demokratëve. E patë gjatë gjithë javës qëndrimin tonë, me seriozitetin që realisht e kërkon ky proces, në pritje edhe të anëtarit tjetër të Grupit Parlamentar, Edi Palokës, ka pasur një takim dhe një bashkëbisedim me zotin Bardhi”.

“Ishim të gatshëm në moment për të diskutuar. Nevoja dhe interesi për të dalë me një kandidat për demokratët, besoj që është synim, për të dalë me një kandidat fitues, për t’i dhënë fund regjimit të Ramës’, theksoi Alibeaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH