Henry Durant është një biznesmemen dhe humanist zviceran që ka themeluar organizatën e Kryqit të Kuq, për çka mori dhe çmimin Nobel në vtitin 1901.
Ai ka merituar të ketë një bust te Liqeni i Tiranës, ku është krijuar edhe një mol i vogël varkash që mban emrin e tij.
Sa herë kaloj atje, shoh që Henry nuk është asnjehërë vetëm. Peshkatarë amatorë, djem, gra me fëmijë të vegjel dhe çifte ulen në hijet e pemëve dhe i bëjnë shoqëri Henry Durant.
Ndoshta ai nuk ka qenë kurrë në një shoqëri më të mirë. Dhe Henry ua shpërblen. Sa herë këta njerëz kanë nevojë për ndihmë urdhëri i tij, Kryqi i Kuq, është aty për t’i ndihmuar.
Unë i bëra dje një fotografi kur Henry dukej i qetë dhe i çlodhur në shoqërinë e një pate nga Tirana.