Aktualitet

Pas votimit për heqjen e vetos nga Bullgari, Maqedonia e Veriut zbulon kushtet e saj

Shkruar nga Liberale
Pas votimit për heqjen e vetos nga Bullgari, Maqedonia e Veriut zbulon

Pasi Kuvendi i Bullgarisë dha sot dritën jeshile për propozimin francez, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se qëndrimet janë dërguar në Presidencën franceze.

Sipas tij, fillimisht duhet parë çfarë ka miratuar parlamenti në Sofje, që në fund edhe Maqedonia e Veriut të prononcohet për të.

“Pas këtij vendimi të parlamentit bullgar dhe qëndrimit tonë të prezantuar dje zyrtarisht dhe publikisht nga kryeministri Kovaçevski, dhe më parë edhe nga presidenca franceze, do të shohim se çfarë qasje do të ketë Presidenca franceze”, tha Osmani duke shtuar se pala maqedonase ende nuk e ka parë zyrtarisht versionin final që është aprovuar në parlamenti bullgar.

Nga draft propozimi francez, tri çështje mbeten të papranuara për Shkupin. Osmani thotë se interesat shtetërore nuk do të lëkunden derisa përfshirja e protokollit në kornizën negociuese do të hapte probleme të reja, të cilat do të çonin deri në ngrirjen e aktiviteteve të komisionit historik. Osmani tha se nëse fjala protokoll hiqet nga korniza, propozimi francez do të jetë i pranueshëm.

“Qëndrimi i jonë, i cili paraprakisht iu komunikua presidencës franceze dje, u tha publikisht për shkak të rrethanave objektive sepse nuk deshëm të ndikojmë negativisht në zhvillimet e brendshme të një shteti tjetër është shumë i qartë: tri çështje janë të rëndësishme që neve të themi po ose jo mbi ndonjë propozim: çështja e gjuhës, çështja e përjashtimit të interpretimeve historike nga korniza negociuese dhe e treta dinamika mes ndryshimit të kushtetutës dhe fillimit të negociatave”, theksoi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, tha se propozimi francez është në formë pune dhe se ende nuk ka asnjë material përfundimtar.

Sipas tij, kur të vijë një propozim zyrtar, ai do t’u prezantohet partnerëve të koalicionit, Qeverisë dhe Kuvendit.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH