Aktualitet

Pas Metës, në Prokurori shkon Dvorani: Do paraqitem në respekt të...

Shkruar nga Liberale
Pas Metës, në Prokurori shkon Dvorani: Do paraqitem në respekt

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me padinë e presidentit Ilir Meta.

Dvorani është shprehur për Report Tv se ka marrë një fletë thirrje dhe do paraqitet për të dëshmuar në organin e akuzës në respekt të ligjit.

Ditën e presidenti Ilir Meta u paraqit në Prokurori ku dëshmoi mbi padinë e depozituar ndaj Dvoranit.

Në dalje për mediat Meta tha se rasti në fjalë është tmerrësisht flagrant dhe prokuroria duhet të zbatojë ligjin për të mos u ndikuar nga presionet politike.

Jam këtu në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, për shtetasin Ardian Dvorani, për dy vepra të qarta penale, të përmbushura me dashje ndaj tij, të shpërdorimit të detyrës dhe titullit shtetëror. Kemi dhënë sqarime të mëtejshme.

Rasti është tmerrësisht flagrant. Shpresoj që Prokuroria të mos jetën nën presione politike. Kjo është një provë e madhe për të ardhmen e Reformës në Drejtësi”, tha Meta. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH