Aktualitet

Pas dorëheqjes së Ardi Veliut, Ministria e Brendshme shpall aplikimet për drejtuesin e ri të AMP-së (KRITERET)

Shkruar nga Liberale
Pas dorëheqjes së Ardi Veliut, Ministria e Brendshme shpall aplikimet

Pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga drejtimi në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Ministria e Brendshme ka shpallur thirrjen për aplikime.

Bëhet me dije se dorëzimi i dokumenteve të renditura, gjithnjë bazuar në kriteret e përcaktuara do të kryhet në zyrën e protokollit të MB-së. Procesi do zgjasë deri më 3 Nëntor të këtij viti.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Ministria e Brendshme shpall thirrjen për aplikime për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

KUSHTET:

Kritere të përgjithshme:

• të ketë shtetësinë shqiptare;

• të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;

• të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;

• të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Kritere të veçanta:

• të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;

• t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:

• Kërkesën për aplikim;

• Jetëshkrimin;

• Fotokopje të diplomës;

• Fotokopje të librezës së punës dhe/ose dokumentacionit që vërteton eksperiencën në punë;

• Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

• Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

• Çdo dokumentacion tjetër të mundshëm që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo vlerësimet për eksperiencat e punës të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit : Ministria.Brendshme@mb.gov.al. Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH