Moti i keq, me reshje shiu e erë të fortë e ka bërë të pamundur ankorimin e tragetit me pasagjerë që vinte nga Brindisi i Italisë në portin e Vlorës. 118 pasagjerë për disa orë kanë mbetur të bllokuar në traget në det të hapur.
Trageti erdhi mëngjesin e sotëm nga Brindisi i Italisë dhe duhej të ishte ankoruar në port që prej orës 6 të mëngjesit, por ka qenë e pamundur për shkak të erës së fortë dhe stuhisë.
Po ashtu, ditën e sotme është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.