Aktualitet

Pas BE, vjen reagimi i SHBA për votimin e 2 anëtareve të Kushtetueses

               Publikuar në : 15:47 - 11/11/19 liberale

Ambasada e Amerikane në Tiranë ka reaguar pas votimit në Kuvend ditën e sotme të dy anëtareve të Kushtetueses.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se votimi i sotëm çon përpara Shqipërinë, në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Më herët reagoi edhe Delegacioni i BE në Tiranë, i cilis hskruante se mirëpret krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur./Gazeta Liberale

Tags: , , , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back