Aktualitet

Pas BE, vjen reagimi i SHBA për votimin e 2 anëtareve të Kushtetueses

Shkruar nga Liberale
Pas BE, vjen reagimi i SHBA për votimin e 2 anëtareve të

Ambasada e Amerikane në Tiranë ka reaguar pas votimit në Kuvend ditën e sotme të dy anëtareve të Kushtetueses.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se votimi i sotëm çon përpara Shqipërinë, në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.

"Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri", thuhet në reagim.

Më herët reagoi edhe Delegacioni i BE në Tiranë, i cilis hskruante se mirëpret krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH