Aktualitet

Pas 9 viteve u ngjit në “Superligë”, Meta uron Dinamon

Shkruar nga Liberale
Pas 9 viteve u ngjit në “Superligë”, Meta uron Dinamon

Presidenti i Republikës ka uruar Dinamon për ngjitjen në “Superligë”, gjë e cila mungonte prej nëntë vitesh.

Meta e shoqëron postimin e tij me një foto së bashku me yjet dinamovite ndër vite si, Sulejman Demollari, Mujo Targaj, Halit Gega, Ilir Pernaska, Ermal Tahiri. Në urim, Presidenti e cilëson Dinamon si simbol të vlerave më të mira sportive dhe burim krenarie.

“Shumë urime Dinamos për rikthimin në Superiore! Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive”, shkruan Meta.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH