Aktualitet

Parlamenti i ri do të mblidhet dy herë brenda ditës, ja çfarë parashikohet

Shkruar nga Liberale
Parlamenti i ri do të mblidhet dy herë brenda ditës, ja

Teksa nesër pritet të mbahet seanca e parë ku do të konstituohet parlamenti i ri, zyra për shtyp e këtij institucioni ka treguar se si do të mbahet mbledhja.

"BW" raporton se seanca e dytë do të nisë në orën 17:00.

NJOFTIM PËR MEDIA

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se mbledhja e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë̈ do të zhvillohet ditën e premte, datë 10.09.2021, ora 10:00.

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH, gjithashtu do jetë dhe në transmetim live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Ju informoj se duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së

Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Me rastin e fillimit të Legjislaturës së X të Kuvendit dhe sesionit të parë të kësaj Legjislature, uroj të kemi një bashkëpunim të suksesshëm.

Zyra e Shtypit dhe shërbimet e Kuvendit do të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për të rritur transparencën e bashkëpunimit me median, në mënyrë që publikut e qytetarëve t’u ofrojmë informacion të plotë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH