Aktualitet

Pamje të rënda/ Krimineli i pret fytin 21-vjeçarit në mes të lokalit

Shkruar nga Liberale

Një video që përmban pamje të rënda është publikuar gjerësisht në rrjet. Një prej personave më të kërkuar në Britaninë e Madhe, Shane O’Brien, i pret fytin një personi në një lokal në Perëndim të Londrës. Videoja e rëndë, e publikuar me kërkesë të familjes së viktimës këtë të martë, tregon sesi O’Brien ikën qetësisht nga lokali, pasi i preu fytin Josh Hanson, përpara se të arratisej, për t’iu fshehur autoriteteve për më shumë se 3 vjet.

O’Brien u shpall fajtor për vrasjen e 21-vjeçarit Josh Hanson ditën e sotme. Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, ai u arratis nga Britania me një xhet privat në 2015-n. Pasi kreu vrasjen në RE Bar në Hillingdon O’Brien udhëtoi drejt Holandës.

[gallery gss="1" ids="1088634,1088635,1088636,1088637"]

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH