Aktualitet

Pamje nga vendngjarja/ Makina del nga rruga dhe godet shtyllën, plagosen tre vajza

Shkruar nga Liberale
Pamje nga vendngjarja/ Makina del nga rruga dhe godet shtyllën, plagosen

Dalin pamjet nga aksidenti me 3 të plagosura, ngjarje që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Zues në Shkodër.

Policia njofton se shoferja 27-vjeçare me iniciale E.G. ka humbur kontrollin mbi mjetin që po drejtonte dhe si pasojë, automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës.

Nga përplasja janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjerët në automjet, konkretisht 21-vjeçarja me iniciale A.D. dhe 21-vjeçarja me iniciale B.G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen të të plagosurave, të cilat janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH