Aktualitet

Paloka thirrje Ramës: Mjaft e dëmtove Kosovën!

Shkruar nga Liberale
Paloka thirrje Ramës: Mjaft e dëmtove Kosovën!

Kryeministri Edi Rama i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha të sqarohet për rolin e tij në hetimin e krimit të serbëve ndaj shqiptarëve.

Por në vend të tij, reagoi nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili e hodhi fajin tek PS dhe kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Paloka i kërkoi kryeministrit Rama që të mos e dëmtojë më Kosovën.

“Për Edi Ramën dhe të gjithë mercenarët e ti, më poshtë janë me zë dhe me figurë të gjitha përgjigjet që ti u fshihesh dhe nuk do t’i dëgjosh:

Që ti dhe Ministria e Jashtme Ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë. Që kasetën, dëshmitari yt ia kishte dhënë BBC në prani të Dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës.

Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha.

Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së.

E gjithë skema jote e mashtrimit që ke ngritur deri më sot kundër Lulzim Bashës, u rrëzua. Shiko në çfarë bataku e zhyte veten, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimit në përballjen me krizën e COVID-19. Mjaft e keqpërdore Kosovën! Sot ia ke borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç’ke sajuar. Ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçicit, në Hagë ti firmose me të marrëveshje. Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën, mjaft e bëre pis luftën e UÇK-së për të fshehur dështimet e tua. Po vjen dita të japësh llogari për të gjitha dështimet dhe zullumet e tua në kurriz të shqiptarëve!”, deklaroi Paloka.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH