Aktualitet

Paloka: Të premten mbledhim Këshillin Kombëtar, caktojmë emrin e kandidatit për President

Shkruar nga Liberale
Paloka: Të premten mbledhim Këshillin Kombëtar, caktojmë

Ditën e premte do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.  Mbledhjen e njoftoi Edi Paloka, i cili tha se në këtë takim do të diskutohet çështja e zgjedhjes së Presidenti.

Paloka u shpreh se Këshilli Kombëtar është i vetmi organ që mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të Partisë Demokratike lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

“Bazuar në nenin 44 pika 5 e statutit mbledhja duhej mbajtur 5 ditë nga thirrja e Këshillit Kombëtar, por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet gjithsesi Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër pasdite, pra në orën 18:00. Këshilli Kombëtar i PD është i vetmi organ që mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PD lidhur me një çështje të rëndësishme politike siç është ajo e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që drejton veprimtarinë politike të PD në periudhën mes dy Kuvendeve”, u shpreh Paloka.

Në mbledhjen parë të Këshillit Kombëtar përveç konstituimit do të zgjidhet dhe kryetari i ri këshillit.

Kujtojmë që ditën e sotme, edhe Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të PD, për të diskutuar për çështjen e Presidentit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH