Mbledhja e Grupit të Partisë Socialiste para fillimit të seancës plenare, ku pritet të votohet paketa anti-shpifje, është shoqëruar me debate mes deputetëve.
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dalë sërish kundër qeverisë. Ai ka thënë se mazhoranca po nxitohet me miratimin e këtij ligji.
"Ligjet janë në kundërshtim më KiE që nuk e kanë kërkuar këtë ligj. Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë ", ka thënë Bushati.
Por, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka thënë se ky ligj është dakordësuar me OSBE./Gazeta Liberale