Aktualitet

Pagat në sektorin publik po rriten kudo, por pagat reale mbetën më të ulëta (prej gërryerjes së inflacionit)

Shkruar nga Liberale

Pagat vazhdojnë të rriten në të gjithë sektorët, nxitur nga rritja e pagave bazë, megjithatë inflacioni mbetet shumë i lartë, duke gërryer vlerën 'reale' të pagave kudo në kontinent.

Paga mesatare (pa përfshirë bonuset) u rrit në Britaninë e Madhe me 6,7% në periudhën midis janarit 2023 deri në mars 2023. Kjo rritje është vlerësuar si shumë e fortë nga ekspertët, për standardet historike të rritjes së pagave. Pagat janë rritur me 0,1 pikë përqindje krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm.

Paga mesatare, përfshirë bonuset, në Mbretërinë e Bashkuar ishte 642 paund në javë në muajin shkurt 2023, me një rritje prej 4.6%, krahasuar me një vit më parë. Një arsye për rritjen e pagave është ndryshimi i pagave të sektorit publik, i cili pa një rritje të rregullt të tyre me 5.6%. Ky është niveli më i lartë i rritjes në Britaninë e Madhe që nga vjeshta 2003, kurse hendeku në normat e rritjes ndërmjet pagave të sektorit privat dhe atij publik po ngushtohet.

Mosmarrëveshjet industriale u rritën në mars 2023, me deri në 556,000 ditë pune të humbura. Shifër kjo nën kulmin e dhjetorit prej 822,000. Megjithatë, rritja e pagave të rregullta nuk po mban ritmin me inflacionin, me shumicën e punëtorëve që shohin se me pagat e tyre nuk po e përballojnë dot koston e jetesës, që do të thotë se në Britani ka një reduktim të të ardhurave nga kriza “në kushte reale".

Duke përdorur masën më të gjerë të RPI të inflacionit, i cili jep një mbulim të gjerë të kostove të banesave, "pagat reale" kanë rënë që nga tetori 2021 dhe aktualisht ekspertët vlerësojnë se ato janë ulur me 7.8%, krahasuar me një vit më parë. Kujtojmë se Britania e Madhe është një ndër shtatë vendet më të zhvilluara në botë, ku të rinjtë shqiptarë po tentojnë të shkojnë masivisht dhe ilegalisht, duke përdorur të gjitha rrugët e mundshme. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH