Aktualitet

“Nuk ka më tolerim”, Meta kundër të gjithëve: Kjo klasë politike...

Shkruar nga Liberale
“Nuk ka më tolerim”, Meta kundër të gjithëve:

Presidenti Ilir Mta ka vijuar edhe ditën e sotme me thirrjet për zhvillimin e Referendumit për Kushtetutën në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se klasa aktuale politike nuk njeh dialogun dhe interesin kombëtar, por po thellon krizën politike.

Presidenti thotë më tej se nuk ka asnjë tolerim dhe justifikim, është koha që t’i jepet fjala sovranit nëpërmjet Kushtetutës.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë!

Ja çfarë ka vendosur populli shqiptar në referendumin për Kushtetutën:

Neni 150

1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

U bënë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte!

Por tani nuk ka më tolerim dhe as justifikime!

Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi. Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve.

Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet?

Le të pushojmë sot e nesër dhe të hënën do ju propozoj ide konkrete për Referendumin!/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH