Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, zhvilloi në Podgoricë një takim me Presidentin Milo Gjukakoviq dhe me Ministrin e jashtëm Milan Roqen, të cilët njohën Kosovën si shtet të pavarur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Milo Gjukakoviq në kohën kur mori mevendimin ishte kryeministër i Malit të Zi.
Enver Hoxhaj e ka konsideruar takimin me dy politikanët e vendit fqinj takim falënderimi, duke u shprehur atyre mirënjohjen e veçantë.
“Në Podgoricë takim falenderimi me Presidentin Milo Gjukakoviq dhe me Ministrin e jashtëm Milan Roqen, të cilët morën vendimin për ta njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe të cilët i besuan përherë Kosovës së lirë dhe të pavarur!”, tha Enver Hoxhaj në mesazhin e tij rreth takimit të zhvilluar në Podgoricë.