Aktualitet

Një tjetër ish-deputet largohet nga LSI: PS-ja ka vizion

Shkruar nga Liberale
Një tjetër ish-deputet largohet nga LSI: PS-ja ka vizion

Pas largimit të Nasip Naços, një tjetër ish-deputeti nga radhët e LSI-së i bashkohet Partisë Socialiste.

Ish-deputeti Gledion Rehovica deklaroi largimin e tij nga LSI, pas një takimi me strukturat e kësaj force politike, dega Berat. Ai ka treguar, se zgjedhja që bëri ishte e imponuar nga sjella politike e LSI që i ka thyer besimin.

“Ishte një vendim i vështirë për mua, por i imponuar nga një sjellje politike e keqe e ka thyer besimin tim dhe të qytetarëve që na kanë votuar. Une sot ndihem shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga kjo parti sepse LSI e kemi krijuar me mish e me shpirt. Personalisht jam shumë i lumtur dhe krenar që i kam shërbyer këtyre njerëzve gjatë kohës para se të isha me LSI si alternativë, por edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje, eksperimenti i LSI për mua sot ka mbaruar. Berati sot ka nevojë për progres, ka nevojë për punë, të ecin përpara, dhe këtë mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste me Edi Ramen kryeministër, jo se PS nuk ka të meta dhe gabime, por është e vetmja parti me vizion sot”, tha Rehovica.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH