1

Nis sot Euro2020 me sfidën Turqi-Itali

               Publikuar në : 14:35 - 11/06/21 liberale

Nis sot kampionati më i rëndësishëm i Europës, Euro2020. Ndeshja hapëse e këtij kompeticioni të rëndësishëm është ajo mes Turqisë dhe Italisë.

Roma do të jetë qyteti i parë që do të presë një nga sfidat e Euro2020 dhe spektakli do të nisë në orën 21:00.

Për shkak të masave anti-Covid stadiumet nuk do të mbushen plot me tifozë, por do të kenë një kapacitet më të reduktuar. Për të hyrë në stadium të gjithë tifozët duhet të kenë një certifikatë vaksinimi ose një test për Covid të kryer brenda 48 orëve të fundit.

Turneu do të mbahet në 11 qytete të ndryshme të Europës të shpërndarë në të gjithë kontinentin. Në këtë edicion marrin pjesë 24 skuadra ashtu si kampionatin e kaluar me Maqedoninë e Veriut dhe Finlandën që janë debutuese.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back