Aktualitet

Ngritja e Kushtetueses/ KED përjashton nga gara tre kandidatë

Shkruar nga Liberale
Ngritja e Kushtetueses/ KED përjashton nga gara tre kandidatë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara për t’u emëruar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, tre kandidatë. Në mbledhjen e sotme të KED, është vendosur që t’u ndalohet kandidimi për Aldona Sylaj, Ardita Buna dhe Shaqir Hasanj.

Sipas KED kandidatët kanë pasur “mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Ngritja e Kushtetuese është një ndër kushtet për hapjen e negociatave dhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për emërimin e të paktën dy anëtarëve të rinj brenda 31 dhjetori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH