Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, Tiranë, ku humbur jetën një person.
Qytetari është rrëzuar pa ndjenja në rrugë. Bëhet me dije se personi që ka humbur jetën është i gjinisë mashkull, rreth 60 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një infrakti. Kanë qenë qytetarët që e kanë parë pa ndenja qytetarin pranë rrugës dhe kanë njoftuar ambulancën.
Qytetari i pajetë ka qëndruar në rrugë për rreth 40 minuta pasi ambulance është vonuar për të shkuar në vendin e ngjarjes.
Ai është dërguar më pa shenja jetë në spital te Trauma, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet. Deri tani policia nuk ka dhënë ende njoftim zyrtar mbi ngjarjen.