Aktualitet

Ngjarja Kombinat/ Drejtori i Policisë jep detaje tronditëse

Shkruar nga Liberale
Ngjarja Kombinat/ Drejtori i Policisë jep detaje tronditëse

Drejtori i Policisë së Tiranës, Revani Jaupaj ka dhënë dëshmi tronditëse nga vdekja e gruas dhe të bijës në Tiranë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ai tha se vajzat ishin me shkollë të lartë dhe se është konstatuar se kishin disa ditë pa ngrënë.

"U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjekoligjor dhe po kryhen veprime në vendngjarje. Paraprakisht, dy viktimat nuk kanë shenja jeta por mendohen se mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Menjëherë do të njoftojmë konkluzionet.

Ju thashë që mendohet për një vetëflijim. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi

Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara dhe kanë mbaruar shkollën e lartë. Ka shenja të mos ushqyerjes ditët e fundit. Do të dalim me një konkluzion përfundimtar ditët në vijim", tha ai për mediat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH