Policia e Lezhës ka arrestuar një 60-vjeçar, pasi ka ngacmuar një të mitur me aftësi të kufizuara.
Dyshohet se shtetasi me iniciale V.N banues në Lezhë, mund të ketë kryer edhe marrëdhënie seksuale me të miturën.
Në momentin e arrestimit, ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur"./Gazeta Liberale