Aktualitet

Nga Tirana në Fier për të vjedhur cigare, pronari "kap mat" 3 gratë

Shkruar nga Liberale

Një vajzë dhe dy gra kanë janë vënë në prangat e policisë pasi kanë tentuar të vjedhin një minimarket në lagjen “Kryengritja e Fierit” në Fier. Ato kanë hyrë në dyqan si kliente dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme.

Në pranga kanë rënë A.M, 28 vjeçe, A.B, 41 vjeçe, Z.S, 55 vjeçe të treja banuese në Tiranë. Ka qenë pronari i minimarketit i cili ka njoftuar patrullën e policisë, i cili ka kapur ato në tentativë për t'u larguar.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH