Presidenti Erdogan ka mbërritur në sallën e Kuvendit, ku do të mbajë një fjalim përshëndetes. Ai u shoqërua nga kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramën mbajtur pak më herët, lideri turk theksoi se Turqia pret hapa konkretë dhe vendimtarë nga Shqipëria kundër FETO-s, e cila për të konsiderohet si organizatë terroriste, teksa theksoi se Turqia është investitori më i madh në vendin tonë.
Lideri turk e nisi vizitën e tij zyrtare në Shqipëri duke inaguruar kompleksin e ndërtesave në qytetin e Laçit, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.