Aktualitet

Nëna e Bledarit: Kokaina është e burrit, fotoja me Dritanin montazh

Shkruar nga Liberale

Nëna e Bledar Toçit, Fatbardha Toçi ka rrëfyer prapaskenat e ngjarjes që tronditi një javë më parë Kavajën, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli.

Ajo thotë se djemtë e saj nuk ishin pjesë e grupit, përndryshe nuk do të jetonin në një shtëpi 50 m2.

Po të ishin në grup, në lidhje, si do të jetonim në këtë shtëpi 50 m2? Ai ka qenë në shtëpi me qera në Tiranë 10 vjet dhe erdhi këtu se nuk i dilte. Gruaja i iku në Itali me djalin se ka prindërit dhe Bledari do të ikte, po po priste të bënte dokumentacionin. Është thënë se është në atë punë prej xhaxhait të vet deputet, po Bledari është i përgatitur me 3 fakultete. Bledari është pa shtëpi. Jeton këtu me ne. Ka punuar te Presidenti, në Gardë… Nëse do të merrej me këto që thuhet si do të merrej në ato pozicione pune?!”,- shprehet Fatbardha, teksa shpreh edhe frikën e saj se Bledari mun të bjerë në depresion.

Ajo thotë më tej se fotoja e Bledarit me Dritanin, që qarkulloi në media, ku shiheshin të dy të armatosur në tavolinën e një lokali, ishte e montuar.

“Si nënë nuk e besoj që kjo të jetë e vërtetë, them se u bë kaq mediatike për arsye politike. Meqë ka detyrën si person publik i shtetit. Këtu sulmohen gjithmonë ata që janë në punë dhe jo ata që rrinë nëpër rrugë. Nuk e besoj që Bledari të ketë foto me viktimën. Është një montazh, një bashkim fotosh për të bërë lidhjen mes tyre. Ai ka qenë person i dënuar”, thotë ajo.

Lidhur me gjetjen e dozave të kokainës në apartamentin e tyre, ajo i qëndron deklaratës së bërë nga avokati i djemve se ato përdoreshin nga bashkëshorti për arsye shëndetësore.

“Në shtëpi u gjendën 7 doza të vogla që i përdor burri im si qetësues për dhembjen e kokës. Ai i ka siguruar vetë ato diku në Laprakë. Tani vonë i ka filluar se nuk po i duronte dot dhembjet e kokës. Ka pësuar një aksident të rëndë dhe e ka jetë të dytë këtë”, tregon Fatbardha për TCH.

Ajo ngre pyetjen pse policia nuk e kapi më parë viktimënteksa shpreh bindjen se i biri e kreu vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Dihet kush është ai që u vra. Le ta merrte policia në dorë. Pse e la atë?! Pse e akuzojnë Bledarin pse e vrave?! Po vetëmbrojtje është. Kushdo që ka përballë një që do ta gjuajë si do të reagojë?! Do të mbrosh veten përballë një krimineli. … Ne nuk e kemi pasur e as do ta kemi këtë traditë të vrasjes. Ishte aksidentale. Ai u mbrojt”, shprehet nëna e policit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH