Një 25-vjeçar u arrestua nga policia Britanike pasi u kap në një shtëpi bari.
Gjatë operacionit policia sekuestroi 79 bimë me një vlerë prej 79 mijë paundësh.
I riu shqiptar deklaroi para gjykatës se ai kishte emigruar drejt Britanisë pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta.
Ai tha se për këtë punë paguhej vetëm 300 paund në javë.
Ndërkohë është shprehur i lumtur që policia e arrestoi pasi nuk po e përballonte këtë punë.