Aktualitet

Në qeveri me Albin Kurtin, ja çfarë thotë pas zgjedhjeve Isa Mustafa

Shkruar nga Liberale
Në qeveri me Albin Kurtin, ja çfarë thotë pas zgjedhjeve

Në zgjedhjet e së dielës kosovarët iu dhanë shumicën e votave Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe LDK-së së Isa Mustafës, e cila zuri vendin e dytë.

Para zgjedhjeve partitë nuk ranë dakord për koalicion, por që për formimin e qeverisë së re, asnjë nga partitë nuk ka votat e nevojshme.

I pyetur nga Gazeta Express, Isa Mustafa ka thënë se do të presë numërimin e të gjitha votave, për të folur për koalicione, ndërsa ka saktësuar se nuk ka marrë asnjë ftesë nga Albin Kurti.

“Do të bisedojmë pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave. Sepse, vetëm kur të përfundojë numërimi, dihet qartë se kush është i pari, respektivisht mandatari”, tha Mustafa.

Ndërkaq bashkëpunimi i dy partive deri më tani opozitare, LDK-së dhe VV0së, ka filluar qysh para dy vitesh kur koalicioni PANA kishte formuar qeverinë.

Si opozitë, këto dy parti patën tentuar të krijojnë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj, por që kjo nuk ndodhi, pasi Haradinaj dha vetë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Megjithëse nuk krijuan koalicionin parazgjedhor, të dy partitë u zotuan se pas rezultateve të 6 tetorit do të bisedojnë për të krijuar koalicionin pas zgjedhor dhe për të formuar qeverinë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH