Aktualitet

Në kërkim për vjedhje në Itali, 34-vjeçari arrestohet në Muriqan

Shkruar nga Liberale

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, në Muriqan, pasi ishte në kërkim për vjedhje.

Blutë e Shkodrës sqarojnë se i arrestuari është 34-vjeçari me iniciale G. N. ,i cili ishte në kërkim për vjedhje në Itali.

Njoftimi i policisë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Nga shërbimet e P.K.K Muriqan në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër dhe Interpol Tirana u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar G. N. , 34 vjeç, banues në Rubik , Rrëshen.

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë konstatuar se shtetasi G.N, rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale "Vjedhje".

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH