
Komisioni për Statutin në PD miratoi propozimet e kryetarit Lulzim Basha për disa ndryshime në statutin e PD, raporton “Panorama.al”.
Sipas kampit blu, këto propozime synojnë demokratizimin dhe forcimin e mëtejshëm të partisë.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe disa sugjerime të tjera për ndryshime statutore, por komisioni nuk gjeti element të vlefshëm.
Në 11 propozimet e Bashës parashikohet një Kryesi më e zgjeruar, ku përveç kryetarit të Këshillit Kombëtar, do të përfshihen edhe drejtues të disa strukturave të tjera që nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi.
Kryedemokrati propozon gjithashtu organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve. Po ashtu kërkon që kandidatët për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, të caktohen nga Kryesia dhe lista e plotë të miratohet nga Këshilli Kombëtar.