
Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare albanologu dhe studiuesi i njohur, Agron Fico.
Lajmi është bërë i ditur nga "Report TV", ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Kush ishte Argon Fico?
Prof. Dr. Agron Fico është albanolog, gjuhëtar, studiues i etnokulturës, specialist i gjuhës shqipe për të huaj; autor botimesh të shumta.
Profesori që ngriti dy katedra të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë: në kryeqytetin e Kinës, Pekin(1961-1965) dhe në Michigan(1996-2000).
Ai ka përfaqësuar shkencën dhe kulturën shqiptare në një varg konferencash shkencore, kombëtare dhe botërore.
Mban titull nderi nga “Çmimi i Republikës në Shqipëri” deri tek çmimi më i lartë universitar kinez për arritje akademike; si dhe përfshihet mes profesorëve universitarë amerikane më të shquar, “Who is Who” Among American’s Teachers 2000. Dr. Honoris Chausa i universitetit Eqerem Çabej Gjirokaster. /Gazeta Liberale