Aktualitet

Ndahet nga jeta profesori dhe studiuesi i shquar, Aleks Luarasi

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta profesori dhe studiuesi i shquar, Aleks Luarasi

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare profesori dhe studiuesi i shquar, Aleks Luarasi. Profesor Luarasi ka qenë edhe themeluesi i universitetit “Laurasi” në vitin 2003.

Akademia e Shqipërisë i ka shprehur ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të profesor Luarasit.

Aleks Luarasi ka qenë profesor i Historisë së Shtetit dhe të së Drejtës, ndërsa ka shkuar edhe shumë libra studimore.

Në vitin 2018 u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin “Pionier i Arsimit”.

Po ashtu ai ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i K.M dhe anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998). Ai është themelues i Shtëpisë Botuese “Luarasi University Press” (1998) dhe i Universistetit “Luarasi” (2003).

Jeta dhe veprimtaria

Prof. dr. ALEKS LUARASI u lind në fshatin Luaras të Kolonjës më 22 mars 1941. Arsimin parauniversitar e kreu në Korçë, studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të UT (1963). Nga viti 1972 – 2002 ka punuar për 30 vjet në Fakultetin e Drejtësisë të UT si pedagog i lëndëve Filozofia e së drejtës dhe Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe ka qenë përgjegjës departamenti dhe Zv/Dekan i Fakultetit të Drejtësisë.

Ai është autor i monografive “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut” (1998); “Studime për të drejtën zakonore shqiptare – Marrëdhëniet familjare” (2001); autor i teksteve universitare “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri (2014), “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri” (2018), si dhe i një vargu artikujsh dhe referatesh.

Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i K.M. (1991) dhe anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998). Ai është themelues i Shtëpisë Botuese “Luarasi University Press” (1998) dhe i Universistetit “Luarasi” (2003).

Në vitin 2018 u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin “Pionier i Arsimit”, për kontributin e tij në formimin dhe konsolidimin e sistemit modern universitar në vendin tonë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH