Aktualitet

“Na dëmtoi imazhin”, Ardi Veliu ankohet për gjyqtarin e Gjirokastrës

Shkruar nga Liberale
“Na dëmtoi imazhin”, Ardi Veliu ankohet për gjyqtarin e

Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi dje ankimin e vendimeve për dy subjekte rivlerësimi: gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala dhe drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.

Ky ankimim është mbështetur në denoncimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Duke ngritur dyshime në lidhje me aftësitë profesionale të gjyqtarit, Veliu kërkon që dy vendimet e dhëna të merren në shqyrtim nga organet e Vettingut.

Në shkresën e Drejtorisë së Policisë së Shtetit thuhet se vendime në kundërshtim me ligjin të dhëna nga ky gjyqtar janë të shumta dhe se ato kanë dëmtuar imazhin e Policisë dhe rënduar buxhetin e saj.

Komisoneri Publik sqaron se në pamundësi për marrjen e akteve të plota të këtyre vendimeve, kërkon që ato të kërkohen nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe pas shqyrtimit të merret një vendim për gjyqtarin Ramzi Lala./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH