Aktualitet

Murrizi: Kontratat e kanabisit janë paracaktuar, asgjë e rastësishme

Shkruar nga Liberale
Murrizi: Kontratat e kanabisit janë paracaktuar, asgjë e

I ftuar në studion e Top Talk, deputeti Muslim Murrizi ka folur në lidhje me nismën e Ramës për të legalizuar hashashin medicinal.

Denis Dyrnjaja: Vetë fshatarët a e njohin si kulturë dhe a janë të gatshëm të shkojnë nga perimja tek një kulturë tjetër.

Murrizi: Parë nga syri i biznesit, nuk besoj se do të jetë një numër masiv, do të jetë një numër i kufizuar licensash dhe nëse e lancojnë përpara duhet të kenë piketuar edhe individët se kujt do të ja japin.

Sa i përket rastësisë ai u shpreh:

Murrizi: Unë personalisht shoh kohën në të cilën është lancuar kjo ideja është e papërshtatshme.

Denis Dyrnjaja: Ishte surprizë kjo?

Murrizi: Për mua po dhe është e qëllimshme

Denis Dyrnjaja: Po pse?

Murrizi: Populli thotë kur gjëmojnë topat nuk dëgjohen pushkët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH