Një aksident ka ndodhur në Sarandë rreth orës 18:20, në Mesopotam, Finiqku ku një motor është përplasur me një autobus.
Njoftim i policisë:
“Një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.