Aktualitet

Moti sot/ Reshje shiu në mesditë, shtrëngata në mbrëmje

Shkruar nga Liberale
Moti sot/ Reshje shiu në mesditë, shtrëngata në mbrëmje

Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale prej orëve të mesditës deri në ato të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore.

Duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes në jugperëndim dhe veriperëndim reshjet fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë relativisht intensive prej orëve të mesditës me shpejtësi 15-25m/s më e theksuar përgjatë vijës bregdetare por edhe zonat luginore të vendit. Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 12ºC deri në 18ºC ndërsa ato të mesditës 24ºC deri në 31ºC.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH