Aktualitet

MOTI I DITËS, temperaturat zbresin deri në -6°C në zonat malore

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, temperaturat zbresin deri në -6°C në zonat

Mot i kthjellët por i ftohtë. Masat e ftohta do të kushtëzojnë vendin tonë, situatë cila do të jetë prezente gjatë orëve të paradites dhe mesditës në të gjithë territorin

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta.

Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat jugore dhe juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 15°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH