Aktualitet

MOTI I DITËS/ Me vranësira dhe diell

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS/ Me vranësira dhe diell

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e me intervale të shkurtra me diell.

Njoftimi i SHMU: 

Përshëndetje nga SHMU!

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.

Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë trë jetë i forcës 2-3 ballë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH