Aktualitet

Momenti i frikshëm i përplasjes së 42 automjeteve për shkak të stuhisë së rërës, 1 i vdekur dhe 39 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Momenti i frikshëm i përplasjes së 42 automjeteve për shkak
Videoja e momentit të përplasjes dhe grumbullimit të 42 automjeteve në Hungari për shkak të mungesës së fushëpamjes, për shkak të stuhisë së rërës është rrëqethëse. Gjithsej pesë kamionë dhe 37 vetura janë përfshirë në aksidentin automobilistik në autostradën M1 pranë fshatit Herkegalom, me një të vdekur dhe 39 të plagosur. Siç raportojnë mediat vendase, i ndjeri është një 44-vjeçar i cili u gjet mes rrënojave një ditë pas aksidentit automobilistik të ndodhur të shtunën (11/3). Mes 39 të plagosurve janë 10 fëmijë dhe 19 nga automjetet e përfshira kanë pësuar shkatërrim total. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa 12 të tjerë në gjendje të rëndë. Katër helikopterë dhe 16 autoambulanca janë nisur drejt zonës së aksidentit automobilistik, ndërkohë që zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin e rënë si pasojë e përplasjes së mjeteve./Liberale.al   https://youtu.be/qsB_aOoy4dA

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH