Aktualitet

Mjeku tregon dokumentin: Berishës, profesorit tim dhe 31-vjeçarit, pacienti im, iu uroj shërim të shpejtë

Shkruar nga Liberale

Sadik Lala, mjeku psikiatër që ka dhënë ekspertizën për 31-vjeçarin i cili sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ka bërë një reagim të plotë dhe sqarues për dokumentin që u publikua nga mediat, mbi vërtetësinë rreth problemeve të shëndetit mendor, nga të cilat dyshohet se vuante Gert Shehu.

Sadik Lala, mjeku psikiatër që ka dhënë ekspertizën për Gert Shehun, 31-vjeçarin i cili sulmoi Berishën, ka bërë një reagim të plotë dhe sqarues për dokumentin që ka dalë në media.

Pas aludimeve nga vetë Berisha, se është i falsifikuar qëllimisht për të nxjerrë 31 vjeçarin që qëlloi Berishën si gjoja me probleme mendore, për të fshehur organizatorët apo frymëzuesit e këtij akti, mjeku Lala thotë të kundërtën.

Ai i uron shërim të shpejtë Sali Berishës, pasi thotë se e ka pasur profesor kur ishte student, e po ashtu dhe Gert Shehut, sepse e ka aktualisht pacient. Duke marrë shkas nga deklarimet në media, mjeku psikiatër Sadik Lala, përmes një reagimi në Facebook, ka sqaron se:

Të dashur miq realë dhe virtualë !

Kënaqësi të kontaktoj me ju  pas shumë kohësh, por edhe i hidhëruar për dy arësye.

Së pari i uroj nga zemra Profesorit tim të nderuar Z. Berisha; të gëzojë shëndet dhe i uroj rikuperim të shpejtë. Po ashtu si mjek dhe qytetar, të njëjtën gjë i uroj edhe pacientit tim Gert Shehu.

 Mendoj se çdo njeri me një mendje të arsyeshme bie dakord se këto incidente të dhunshme  nuk do të dëshironte të ndodhnin kurrë, por ja që ndodhin.

Duke marrë shkas nga shumë deklarime të bëra në media të ndryshme për këtë rast, ndjej përgjegjësinë profesionale dhe qytetare të sqaroj shkurtimisht për sa më poshtë:

1.Dokumenti mjekësor ( është një vërtetim i kërkuar nga familjarët për ta paraqitur në polici )

Ky vërtetim  është një dokument autentik i lëshuar nga unë , i cili  ka numër regjistri , datë, firmë, vulë    time personale dhe vulën e klinikës.

2.Në fund dokumentit (vërtetimit) citohet fjalë për fjalë : “ Lutemi mos hezitoni të kontaktoni në se kërkohen të dhëna më të hollësishme”. Ky koment nënkupton detyrimin të japim të dhëna të detajuara VETËM për institucionet e përcaktuara me ligj.

3.Arsyeja përse në këtë dokument nuk është përcaktuar diagnoza, është sepse kam detyrimin ligjor të sanksionuar në ligji për të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale të pacientit.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH