Mjekja dhe kërkuesja Artemisa Gogo, e ftuar në “ABC e Mëngjesit” tha se, FBI punëson persona që kanë tendenca ankthioze, pasi kapin ndryshimet më të vogla të ambientit.
“Gjatë jetës mund të ndodhin strese të ndryshme, si ndryshim pune, ndryshim shtëpie, mund të ndodhin probleme familjare, çdo lloj gjëje, qoftë edhe një fjalë që ti dëgjon. Ca ndodh me trurin? Kjo ndodh te persona që janë vigjilentë dhe sidomos FBI faktikisht punëson këta persona që kanë tendencë ankthioze, se këta janë njerëzit më vigjilentë dhe kapin ndryshimet më të vogla të ambientit. Janë shumë të vëmendshëm dhe këto ndryshimet e vogla të ambientit i kap truri dhe shpërthen. Është një reaksion normal i trurit, që nuk është sulm por është mbrojtje”, tha mjekja.
Artemisa Gogo është mjeke dhe kërkuese shkencore në Universitetin e Bernës në Zvicër. Shtatë vite më parë, ajo la Shqipërinë për kërkime shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër.