Globi

Miratohet marrëveshja, britanikët festojnë lirinë me shampanjë e lot

Shkruar nga Liberale
Miratohet marrëveshja, britanikët festojnë lirinë me

Parlamenti Evropian ka aprovuar marrëveshjen për Brexit të Boris Johnson në një votim përfundimtar historik duke i hapur rrugën Britanisë së Madhe të largohet nga BE këtë javë. Eurodeputetët në Bruksel e mbështetën me shumicë ratifikimin e Marrëveshjes së tërheqjes, me 621 vota për, të mërkurën në mbrëmje.

Dhe siç shkruajnë mediat britanike, në parlament kishte skena emocionale ndërsa rezultati u njoftua, me eurodeputetët që “lidhnin duart në solidaritet për të kënduar një kor të fundit të Auld Lang Syne”, një këngë tradicionale.

Megjithatë, disa të tjerë, jo të paktë në numër thuhet të jenë parë duke qarë dhe përqafuar njëri-tjetrin, ndërsa të tjerët festuan duke ngritur gota me shampanjë që “festonin pavarësinë e re të Britanisë”.

Kreu i Partisë Brexit, Nigel Farage, përshëndeti lajmin duke tundur flamujt e Bashkimit me aleatët e tij, ndërsa deklaroi se Britania “nuk do të kthehet kurrë më”.

Ndërkaq presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ratifikimi i marrëveshjes së tërheqjes ishte “vetëm një hap i parë” drejt një partneriteti të ri midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1121134,1121135,1121136,1121137,1121138,1121139,1121140,1121141,1121142,1121143,1121144,1121145,1121146,1121147,1121148,1121149,1121150,1121151,1121152,1121153,1121154,1121155,1121156,1121157,1121158,1121159,1121160"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH