Numërimi i popullsisë sjell në Shqipëri edhe zëvendëspresidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova.
Procesi në vendin tonë konsiderohet i një rëndësie të veçantë për Sofien, për shkak se do të jetë hera e parë që bullgarët që jetojnë në Shqipëri do të identifikohen si minoritarë. Por shumë shqiptarë dyshohet se e kanë përfituar në rrugë të pamerituar nënshtetësinë bullgare, duke e parë këtë si mundësi që të lëvizin lirshëm në BE.
Minoriteti bullgar u njoh në vitin 2017-të, ndërsa numri zyrtar i tyre do të përcaktohet nga Censi që nis më 18 shtator.
Gjatë vizitës në Shqipëri, zëvendës-presidentja bullgare do të vizitojë zonat ku jeton minoriteti bullgar, do të vizitojë shkollën bullgare në Elbasan dhe do të takohet me zyrtarë të lartë, përfshirë presidentin Bajram Begaj