Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka do të marrë pjesë sot në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.
Në këtë takim do të trajtohen çështje të bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian, çështje të sigurisë etj.
Pas këtij takimi, Xhaçka do të zhvillojë një tjetër takim dypalësh me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.