Aktualitet

Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve për ID-të

Shkruar nga Liberale
Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve për ID-të

Mijëra shqiptarëve u kanë skaduar mjetet e identifikimit. Ministria e Brendshme thotë se zyrat e kompanisë së aplikimit janë të hapura edhe gjatë ditës së shtunë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë.

Njoftimi:

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe nesër, datë 30 janar 2021.

MB fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.

Rikujtojmë se riaplikimi për kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

Gjithashtu njoftojmë qytetarët që kanë aplikuar përgjatë vitit 2019 dhe 2020 dhe nuk kanë mundur të tërheqin ID kartat, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, pasi afati për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre është shtyrë deri në fund të prillit 2021

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH