Aktualitet

Ministri i Holandës: Vendimi pro Shqipërisë, i nxituar

Shkruar nga Liberale
Ministri i Holandës: Vendimi pro Shqipërisë, i nxituar

Holanda nuk është e bindur për të dhënë dritën jeshile për të lejuar fillimin e negociatave me për Shqipërinë.

Ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se qeveria holandeze konsideron se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë.

“Është i parakohshme vendimi pro Shqipërisë”, deklaroi ministri në Komisionin Parlamentar për çështjet europiane të Parlamentit holandez.

Ministri vlerësoi ecurinë e reformës në drejtësi, por theksoi se duhet bërë më shumë në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndërkohë vlerësime si nga ministri Blok dhe nga deputetët janë bërë për Maqedoninë e Veriut. Tani duket se fjalën e fundit do ta ketë Parlamenti.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH