Tirana do të presë ditën e nesërme, (14 Shtator), Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku pjesë e delegacionit të përfaqësuesve të shteteve evropiane është edhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou.
Krahas pjesëmarrjes në Konferencën në kuadër të Procesit të Berlinit ditën e nesërme, Yannis Oikonomou ditën e premte, më 15 shtator, pritet të vizitojnë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg, raportojnë mediet greke.